Reijnders prezantohet te Milani: Refuzova Barcelonën për këtë skuadër
Tijjani Reijnders është një nga blerjet e Milanit. Mesfushori i ardhur nga AZ Alkmaar beson te projekti i kuqezinjve, aq sa hoqi dorë nga një ofertë e rëndësishme nga Barcelona. Këtë gjë e konfirmon vetëm mesfushori për “La Gazzetta dello Sport”.
“A është e vërtetë që një telefonatë erdhi edhe nga Xavi? Po, por unë e kisha bërë zgjedhjen time. Kisha folur me Moncadan dhe Piolin dhe në atë moment e mora edhe vendimin final, duke përfshirë edhe familjen time.
E kisha vendosur që do të luaja për Milanin”, tha ai për prestigjiozen italiane duke zbuluar kështu një prapaskenë të bujshme të merkatos
KOHA JONË SONDAZH

