Reja: Andorra më e rëndësishme se Franca, stadiumi na jep motivim shtesë
Trajneri i kombëtares sonë, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të folur për dy ndeshjet e radhës së kombëtares sonë ndaj Andorrës dhe Francës. Strategu italian fillimisht ka sqaruar mungesën e Cikalleshit dhe afrimin e Kamberit.
“Më vjen keq për Cikalleshin, pasi që kur kam qenë këtu ka qenë një lojtar deciziv. Mendoj se kemi një kontigjent të përshtatshëm, kemi alternative. Kemi pritshmëri të larta për të vëzhguar Kamberin. Kam gjithmonë për ndërrime, pasi kam disa lojtarë për të bërë atë që më duhet. Kemi bërë një rritje shumë të rëndësishme për sa i përket edhe lojës.
Nuk dua që në ndeshjen e parë të bjerë përqendrimi dhe të luajmë nënë atë që është e mjaftueshme në fushë. Nëse duam të rritemi si skuadër, duhet të japin shumë vëmendje ë ndeshjen me Andorrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizëm. Ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme për mua, pasi me Francën motivohen lojtarët edhe nga stadiumi i ri . Andorra është ndeshja më e vështirë nga ana e motivacionit.
Rinovimi i Kombëtares? Objektivi i parë është të arrijmë rezultatet maksimale. Ne kemi detyrën që të arrijmë 18 pikë. Kam rinovuar shumë se kanë debutuar kumbulla e Selahi. Ideja ime është të rinovojmë por gradualisht, nuk mund të luajë menjëherë. Nëse e ardhmja ime do të jetë te Shqipëria do të kemi në mars e prill do të ketë miqësore e do të kemi mundësi. Ka të rinj që po ndjek. Nëse skuadra po luan mirë e punon në bazë të funksionit atëherë ndryshimi është nga pak. Federata sheh të ardhmen por është rezultati. Unë shoh të tashmë, Andorrën. Nëse do të rri do të jetë puna dhe një program që do të diskutoj me presidentin.
Stadiumi i ri? Jam shumë i emocionuar se jam i bindur se të gjithë ata që kanë qenë para meje, De Biazi dhe Panuçi mund të ndjehen xhelozë. Jam krenar që jam pjesë e ekipit në këtë debutim. Do të jetë emocionuese, një emocion i ri. Është privilegj për mua. Kam ftuar gruan dhe vajzën se është e rëndësishme për Shqipërinë dhe stimuli për lojtarët do të jetë i madh. Ky është një stadium i vërtetë është biletë e Shqipërisë për gjithë Europën. Kush do të vijë do të shohë që është një stadium i vërtetë. Me një stadium të tillë mund të ndikojë, lojtarët që luajnë me tifozët kaq afër është një motivim i rëndësishëm”.
KOHA JONË SONDAZH

