Reja: I kënaqur nga loja, por jo nga rezultati
Trajneri i kombëtares sonë, Edy Reja nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga rezultati i skuadrës së tij ndaj Islandës. Strategu italian ka theksuar se loja e mirë nuk mund të justifikojë humbjen dhe gabimin në mbrojtje.
“Nuk e meritonim që ta humbnim këtë ndeshje, për shkak se luajtëm shumë mirë në 20 minutat e para. Pavarësisht disavantazhit në rezultat, ne e kërkuam golin e barazimit, por nuk e arritëm edhe për mungesë të forcës fizike. Jam i kënaqur për lojën, por jo për rezultatin. Krijuam shumë raste për shënim, dhe mungonte edhe një penallti në favorin tonë.
E pësuam nga loja aktive? Nuk mund të ndodhë që të driblohen tre qendërmbrojtës. Në atë rast u treguam disi të mefshtë, duhet ta kontrollonim më mirë atë situatë.
Tentova që t’i jepja një tjetër ritëm lojës dhe patëm disa raste në fund, por nuk arritëm që t’i shfrytëzonim”, deklaroi trajneri i kombëtares. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

