Reja: I kënaqur, por në Islandë luajtëm më mirë

Trajneri i kombëtares Edy Reja, u shpreh i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë, por strategu italian pranoi se sfida me Islandën ishte më e mirë në aspektin e lojës.

“Në Islandë luajtëm më mirë por nuk patëm fat. Me Moldavinë nuk arritëm të konkretizonim 4-5 raste në fillim dhe pastaj vuajtëm pak.

Vura Cikalleshin dhe Roshin për t’i dhënë forcë ekipit, dhe ashtu ndodhi. Në futboll për të marrë rezultate duhet të vuash, dhe kjo është një gjë pozitive e djemve. Në dy ndeshje nuk na kanë gjuajtur asnjëherë në portë,  por duhet të përmirësohemi nga mesfusha e përpara. Duhet të punojmë për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qoftë se dikush më tregon se është mirë fizikisht dhe unë e shoh, jam i pari që jam i kënaqur. Roshi ishte në stol në Islandë, sot dëshironte të me tregonte vlerat e ti dh ena dha një dorë të madhe”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?