Reja kërkon fitoren e parë, 5 ndryshime në formacionin ndaj Moldavisë
Trajneri Edy Reja është në kërkim të fitores së parë me kombëtaren tonë, teksa sonte në mbrëmje do të sfidojë Moldavinë në “Elbasan Arena”. Vendi i dytë në grupin H për momentin duket një mision i pamundur, megjithatë Shqipëria duhet t’i marrë ndeshjet një e nga një, të grumbullojë sa më shumë pikë dhe më pas të shikojë se deri ku mund të arrijë.
Fitorja ndaj moldavëve është detyrim për kombëtaren e drejtuar nga Edy Reja, i cili pritet të bëjë 4 ndryshime sot në formacion krahasuar me ndeshjen e kaluar ndaj Islandës.
Do të ketë ndryshime në formacion, teksa në qendër të mbrojtjes pritet të rikthehet Mërgim Mavraj që do të marrë vendin e Kastriot Dermakut edhe pse Reja do të vendosë vetëm në fund pasi të dy janë në balotazh, në mesfushë Kaçe do të zërë vendin e Bashës në kabinën e regjisë, Aliji vendin e Lenjanit në krahun e majtë, ndërkohë që në sulm këtë herë do t’i besohet dyshes Uzuni-Sadiku.
Shqipëria:(3-5-2): Berisha, Ismajli, Dermaku (Mavraj), Veseli, Hysaj, Abrashi, Kaçe, Xhaka, Aliji, Uzuni, Sadiku.

KOHA JONË SONDAZH

