FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja: Më futen të dridhurat kur flas për Napolin, janë për titull

Trajneri i kombëtares sonë, Edoardo Reja ka dhënë sot një intervistë për “Radio Marte” duke analizuar momentin e skuadrës së Napolit.

 

“Napoli është e vetmja skuadër që më pëlqeu nga mbrëmja e Championsit së bashku me Slavia e Pragës. Luajnë një lojë harmonike dhe më të ndërgjegjshëm për forcën e tyre, e merituan fitoren ndaj Liverpoolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Loja? Çdo trajner ka në kokë logjikën e tij të lojës dhe më pas përpiqet që të hedhë në fushë një skuadër të ekuilibruar. Prioriteti i një trajnerit është të shohë kualitetin dhe karakteristikat e lojtarëve për t’i vendosur në dispozicion të modulit të lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Titulli? Kampionati këtu vit mund të shkojë te Napoli, më futen të dridhurat kur flas për Napolin”, deklaroi Reja. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?