Reja merr një tjetër lajm të mirë nga Franca, “Gjelat” humbin edhe Pogba-n

Shqipëria merr të tjera lajme të mira nga Franca. Kundërshtari i radhës i kuqezinjve nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj kombëtares sonë, një nga futbollistët më të mirë në botë, Paul Pogba. Lajmi është dhënë nga Federata Franceze e Futbollit duke konfirmuar se lojtari i United, vuan nga disa shqetësime në kyçin e këmbës së dhe për të mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë, është lënë jashtë grumbullimit nga trajneri Deschamps.

 

Zëvendësuesi i tij është Matteo Guendouzi, i cili po luan në vazhdimësi gjatë këtij sezoni te Arsenali duke bërë paraqitje shumë të mira. Në ndeshjen  fundit, ai dha një asist për Aubameyang.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë Reja do të ketë një shqetësim më pak në mesfushë, edhe pse në fakt te “gjelat” nuk mungon kualiteti kushdo që do ta zëvendësojë në formacion. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?