FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja: S’kam asnjë problem për rinovimin, kam një thirrje për tifozët

Trajneri i kombëtares sonë, Edy Reja foli për tema të ndryshme në konferencën për shtyp të zhvilluar pak minuta më parë, teksa një nga temat ishte edhe çështja e rinovimit të kontratës. Strategu italian dha një mesazh edhe për tifozët.

 

“Për sa i përket kontratës dhe bisedimeve me federatën nuk ka asnjë problem. Vazhdimisht kemi folur për projektet për të ardhmen dhe jemi në një mendje me presidentin. Aktualisht po ndjekim të rinj, edhe 15-vjeçarë nëpër Europë dhe Botë, që kanë prindër shqiptarë. Për sa i përket këtyre kualifikueseve, në Turqi bëmë shumë diskutime, ku nëse fitonim, mund të futeshim në lojë, por prej fatit të keq humbëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të bëj një apel për të gjithë tifozët, që të na ndjekin në ndeshjen me Andorrën, pasi kam dëgjuar që interesi nuk është i lartë. Pa tifozë nuk ka futboll dhe kjo dihet botërisht. Ju kërkoj prezencën dhe mbështetjen tuaj, na ndihmoni pasi është ndeshje e rëndësishme sepse ndihmon në mbajtjen e përqendrimit të lartë te të gjithë”, u shpreh strategu italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?