Reja zbulon nesër listën, ja programi i kombëtares për Andorrën dhe Francën
Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese në grup, për “Euro 2020”. Me shanset e minimizuara skajshmërisht për kualifikim, vëmendja më e madhe duket se është përqendruar te inaugurimi i stadiumit të ri kombëtar.
Megjithatë, trajneri Edy Reja dhe të tijtë kanë rastin të dëshmojnë potencialin real në shtëpi, duke sfiduar Andorrën dhe Francën. Përgatitjet do të nisin nga dita e nesërme, me publikimin e listës së lojtarëve të thirrur e që do të jenë në grumbullim e stërvitje nga e hëna, pastaj puna do të vijojë sipas programit të mëposhtëm, të hartuar e publikuar nga FSHF.
E diel, 10 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja për të shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën.
E hënë, 11 Nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, ORA 12:30. Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15:00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 12 Nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 12:30. Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15:00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 13 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Andorrën, ORA 12:30. Seanca zyrtare stërvitore, ORA 13:00 (Kompleksi Tropikal). (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 14 Nëntor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020; SHQIPËRI-ANDORRA, ora 20:45
E premte, 15 Nëntor
Seanca stërvitore në Tropikal , ORA 11:00. (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT). Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13:30
E shtunë, 16 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Francën në Arenë Kombëtare, ORA 16:00. Seanca zyrtare stërvitore, ORA 16:30
E diel, 17 Nëntor
Ndeshja zyrtare eliminatore për Grupin H, Euro 2020; SHQIPËRI-FRANCË, ora 20:45
KOHA JONË SONDAZH

