Rekordmeni Erling Haaland, ka një fillim të ngjashëm si Aguero te City
Erling Haaland ka arritur që të përshtatet më së miri me lojën e Manchester City-it, teksa deri më tani ka shënuar 9 gola në vetëm 5 ndeshje. Starti i Haaland me kampionët e Anglisë, është pak a shumë e njëjtë me Sergio Aguero. Argjentinasi u transferua te “qytetarët” në vitin 2011 dhe qëndroi atje për 10 sezone.
Aguero në pesë sfidat e para ka shënuar tetë gola, me Haaland që e kaloi me tre golëshin e tij të dytë te Man City përballë Nottingham Forest. Statistikat në katër përballjet e para janë të njëjta për të dy lojtarët.
Në ndeshjen e parë, Haaland shënoi dy herë përball Ëest Ham dhe gjithashtu Aguero në ndeshjet e tij të parë zyrtare me klubin Anglez përball Sëanesa City ka shënuar dy gola. Të dy lojtarët në përballjen e dytë nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetë, ndërsa në sfidën e tretë kanë shënuar nga një gol.
Në javën e katërt edhe Norvegjezi dhe Argjentinasi kanë shënuar tre golëshin e tyre të parë, ndërsa dallimi i vetëm është në javën e pestë, ndërkohë që në javën e pestë Haaland ka realizuar 3 gola, ndërkohë që Auguero vetëm dy.
KOHA JONË SONDAZH

