Rekordmeni Salah i dhuron një tjetër fitore Livepulit në Premier League (VIDEO)

Hero kombëtar në Egjipt, por me siguri që është një hero edhe në qytetin e Liverpulit. Mohamed Salah i ka dhuruar një tjetër fitore të kuqve, teksa sot kanë mundur 2-1 në transfertë Kristal Palas-in.

Ndeshja në fakt nisi në “malore” për Liverpulin, që u gjend në disavantazh që në minutën e 13-të, pas një 11-metërshi të kthyer në gol nga Milivojeviç. Reagimi i skuadrës së Klop vjen vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, Sane kthehu në gol një pasim të Milner nga e majta. 6 minuta nga fundi vjen goli i radhës i Salah, i cili kontrolli mjaft mirë topin në zonë, dhe më pas goditi me të djathtën.

Ai barazoi Drogbanë si golashënuesi afrikan më i mirë në historinë e Premier League me 29 gola, ndërkohë që Liverpul për momentin ngjitet në vendin e dytë me 66 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?