FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendnumëro

Shqipëria e nis vitin 2015 në vend numëro, në klasifikimin e Fifa-s. Në renditjen e parë të vitit që sapo ka nisur kuqezinjtë vijojnë të mbeten në shkallën e 58- të të klasifikimit botëror, në të njëjtat pozita ku mbyllën vitin 2014, diçka e natyrshme kjo duke qenë se nga dhjetori në janar kanë qenë shumë të pakta impenjimet për skuadrat përfaqësuese, çka reflektohet edhe në stanjacionin e klasifikimit në total, ku shumica e kombëtareve nuk kanë lëvizur asnjë vend në krahasim me muajin dhjetor. Përjashtim bëjnë vetëm shumë pak skuadra të Amerikës së Jugut apo Azisë, që kanë sjellë ndryshime thuajse të papërfillshme në klasifikim. Në këtë mënyrë nuk ndryshon asgjë për sa i përket kreut, ku vijon të komandojë Gjermania kampione e botës, me një distancë pak a shumë komode pikësh ndaj Argjentinës së vendit të dytë dhe Kolumbinë që zë vendin e tretë. Më pas vijnë me radhë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca, Spanja dhe Uruguai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?