FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rennes shokon PSG, i shkakton humbjen e parë sezonale (VIDEO)

PSG pëson humbjen e parë për këtë sezon në Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel është mundur 2-1 nga Rennes në transfertë.

Kampionët e Francës kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me Cavanin pas një gabimi të mbrojtjes vendase. Reagimi i Rennes nuk do të vononte, teksa M’baje Niang barazoi përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë me një kthesë të bukur në hyrje të zonës.

3 minuta nga starti i së dytës, Romain del Castillo shënoi me kokë duke i dhënë 3 pikë ekipit të tij. Në këtë ndeshje PSG nuk kishte në dispozicion sërish Neymarin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?