FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Revolucioni kuqezi/ Është Igli Tare zgjedhja e parë e Milanit!

Milani duhet të vendosë ende se kujt do t’ia besojë rolin e drejtorit sportiv, vend që u la bosh pas dorëheqjes së Leonardos. Emri i parë në listën e Gazidis është ai i Igli Tares, drejtori sportiv i Lacios, mjaft i zoti në zbulimin e lojtarëve dhe në gjenerimin e plusvalencave, raporton “Tuttomercatoweb”.

Shqiptari është një profil mjaft interesant për kuqezinjtë dhe mund të krijojë një binom të mirë me Simone Inzagin, një nga kandidatët për stolin e Milanit. Pengesa e vetme është Lotito, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga drejtori i sportiv. Në shortlistën e Gazidis, figuron edhe Mislintat, ds i Shtutgartit, ndërsa ka mbetur jashtë liste Luis Kampos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?