Rey Manaj drejt rikthimit në Seria A, e kërkon Genoa

Shumë shpejt në Seria A mund të shohim një tjetër futbollist shqiptar. Në fakt bëhet fjalë për një lojtar, që ka provuar që të luajë në elitën e futbollit italianë dhe me një skuadër të madhe si Interi.

 

Po flasim për Rey Manaj, i cili së fundmi ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrës së Genoas. “Secolo XIX” në Itali raporton se klubi gjenovez është shumë i interesuar për sulmuesin e kombëtares sonë, i cili është rritur në ekipin e të rinjve të zikaltërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manaj për momentin luan në Segunda Division në Spanjë, teksa pas një sezoni shumë të mirë, vendosi që të transferohej në formë definitive, duke mbyllur kontratën me Interin. Një rikthim në Seria A do të ishte një lajm i mirë për të, duke bërë që të kishte edhe më shumë vëmendjen e trajnerit Edy Reja. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?