Rezultatet jo të mira, United merr vendimin për të ardhmen e ten Hag
Drejtuesit e Manchester United janë të kënaqur me punën e Erik ten Hag, edhe pse ky sezon nuk ka nisur shumë mirë. “Djajtë e Kuq” renditen pas javës së gjashtë në vendin e nëntë në Premier League me 9 pikë të grumbulluara.
Tri fitore dhe po kaq humbje për United, që dështoi edhe në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions kundër Bayern Munchen. Gjithsesi, optimizmi në kampin e kuq është i madh dhe besimi kundrejt teknikut holandez i palëkundur.
Drejtuesit po përgatitin rinovimin me Ten Hag, të cilin duan të mbajnë gjatë në “Old Trafford”. 53-vjeçari ka kontratë deri në 2025, por tek United duan ta zgjatin më shumë bashkëpunimin me të. Një vendim që konfirmon pozitat e palëkundura të trajnerit, por edhe një mesazh i qartë për lojtarët që nuk kanë marrëdhënie të mirë me të si Sancho.
KOHA JONË SONDAZH

