Ribery: Shpresoj ta çoj Fiorentinën mes 3 ekipeve më të mira
Frank Ribery është prezantuar te skuadra e Fiorentinës. Mesfushori francez ka thënë fjalët e para në konferencë për shtyp, duke u shprehur i lumtur për aventurën e re.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam shumë motivim dhe besim që jam pjesë e këtij klubi. Bashkëshortja ime është shumë e rëndësishme për mua, familja do të thotë shumë dhe ka vendosur për këtë lëvizje.
Konkurrent me CR7? Jam në Seria A sepse është një kampionat i madh, janë shumë ekipe të mëdha. Do të mundohem të ndihmoj ekipin, jo të jem një konkurrent për një lojtar.
Futbolli është jeta ime, ndaj dhe zgjodha që të qëndroj në Europë. Dëmtimi? Gjithmonë kam qenë në dispozicion të ekipit, edhe pse më pas trajneri ka bërë zgjedhje të tjera. Shpresoj ta ndihmoj ekipin që të arrijë mes 5 ekipeve më të mira, ose 3 vendet e para”, deklaroi Ribery. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

