Rihapet beteja për titull në Superiore/ Partizani fiton me përmbysje, Teuta mund Tiranën
Rihapet më shumë se kurrë gara për titullin kampion në Kategorinë Superiore. Partizani ka arritur një fitore 3-1 në “Arenën e Demave”, sukses që e afron skuadrën e drejtuar nga italiani Giovanvi Colella në garën për titullin kampion, pasi Tirana u mposht 2-1 nga Teuta.
Derbi i kryeqytetit do të jetë vendimtar për trofeunë më të rëndësishëm në vend, pasi diferenca mes bardhebluve dhe të kuqve është ngushtuar në dy pikë.
Da Silva me penallti barazon shifrat, ndërsa Atanaskoski kalon Partizanin në avantazh. Në pjesën e dytë është sërish Da Silva, ai që gjen rrugën e rrjetës dhe shënon golin e sigurisë. Partizani ngjitet në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në zonën e Play Out-it.
Teuta ka mundur me përmbysje Tiranën me shifrat 2-1. Fillimisht shënoi Haxhiu dhe më pas Emiliano Vila dhe Lorenco Vila përmbysën gjithçka.
Me këtë fitore, durrsakët pozicionohen në vendin e 6-të me 42 pikë. Nga ana tjetër, bardheblutë hedhin një hap fals dhe tashmë Partizani është vetëm 2 pikë larg.
KOHA JONË SONDAZH

