Rikthehet Kategoria Superiore, ja programi i javës së 8-të

Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8 të saj, teksa më në fund janë përcaktuar edhe datat e oraret e sakta të 5 ndeshjeve të këtij raundi. Kështu gjithçka do të nisë me derbin bregdetar mes Teutës dhe Flamurtarit, që do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

Katër sfidat e tjera do të luhen ditën e shtunë, ku fillimisht do të jetë përballja Luftëtari-Bylis, në orën 14:00, ndërsa më pas në orën 17:00 do të jetë radha e takimeve Vllaznia-Partizani, Skënderbeu- Kukësi dhe Tirana-Laçi. Këto tre ndeshje do të vendosin shumë për kreun e tabelës, pasi distancat janë minimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten

Swiss Digital Mobile Reklama

Teuta – Flamurtari       18:00

Të shtunën

Luftëtari – Bylis   14:00

Vllaznia – Partizani       17:00

Skënderbeu – Kukësi   17:00

Tirana – Laçi    17:00

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?