Rikthehet sonte Championsi/ Chelsea kërkon përmbysjen ndaj Dortmundit, Brugge sfidon Benfica-n
Rikthehet sonte në mbrëmje magjia e Champions League, me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve.
Chelsea pret Dortmundin dhe kërkon të lërë pas ecurinë negative në kampionat, ndërkohë që verdhezinjtë nuk njohin humbje këtë vit.
Takimi i parë mes të dyja skuadrave në “Signal Iduna Park”, përfundoi në triumfin e vendasve me shifrat 1-0.
Në takim tjetër, Club Brugge do të kërkojë të befasojë kryesuesit e kampionatit portugez në “Estadio Da Luz”. Ndeshja e parë e luajtur në Belgjikë, përfundoi në avantazh të Benficas me rezultatin e pastër 2-0.
KOHA JONË SONDAZH

