FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthimi pas arrestimit, Grima: Falenderoj FSHF që më besoi sërish

Një vit pas arrestimit si pjesë e grupit Bajri në operacionin ”Oaz”, për akuzën e manipulimit të ndeshjeve, ekzaktësisht të Vllaznisë B me Tërbunin, trajneri i kombëtares së femrave Amir Grima, është kthyer në krye të detyrës.

Ai u la i lirë për mungesë të provave që e implikonin duke lënë pas një periudhë të vështirë ku herë ishte i arrestuar dhe herë me detyrim paraqitje. “Ka qenë një periudhë që nuk do ti uroj asnjë njeriu ta provojë por duke patur afër shokë dhe miq gjithçka do të kalojë”.

Ndeshja e ardhshme e kombëtares së femrave është kundër Skocisë, për të cilën Grima thotë se do të marrim pikët e para pavarësisht se është një kundërshtar shumë i vështirë. Aktualisht pas tre ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e fundit me 0 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?