FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikuperohet, Hysaj do të luajë me kombëtaren

Nga njëra anë agjenti i tij po ushtron një presion të jashtëzakonshëm për ta cuar që këtë dimër te Roma, nga ana tjetër trajneri Anceloti po kërkon të pamundurën nga infermieria dhe stafi mjekësor që ta rikuperojë për ndeshjet e fundjavës. Elseid Hysaj duket se po dorëzohet në të dy manovrat e mësipërme.

Mbrojtësi shkodran që mungoi në eliminatoret e muajit tetor me kombëtaren kuqezi, ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer këtë të enjte në stërvitje me Napolin. Skuadra jugore që së shpejti do ketë në dispozicion edhe Mario Rui, pritet ta përfshijë të paktën në pjesën e dytë në serinë A kundër Romës, si për ironi skuadra që po ngulmon më shumë për shërbimet e shqiptarit.
Aktivizimi i Hysajt që u dëmtua pak javë më parë në qafë dhe rrezikoi një problem të rëndë, favorizohet dhe nga trauma e Alan në gjurin e djathtë,q ë kufizon zgjedhjet për formacionin.

Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Shqipërisë, Edoardo Reja, për ta futur Hysajn në listën e ndeshjeve me Andorrën dhe Francën, respektivisht në 14 nëntor në Elbasan Arena dhe në 17 Nëntor në stadiumin e ri në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?