“Rilind” Coutinho, bën ritualin e rëndësishëm në vaskë
Philippe Coutinho është pagëzuar si anëtar i ri i kishës “House of Destiny” në Gjermani.
Akti u zhvillua në shtëpinë e lojtarit të Bayern Munich dhe konkretisht në vaskën e tij nga pastori Tiago Brunet, i cili ndau një video në rrjetet sociale.
Ndërkaq, Coutinho, i shoqëruar nga gruaja e tij postoi një fotografi të çiftit përkrah pastorit dhe partneres së tij në llogarinë e tij personale.
“Faleminderit, Pastor Brunet dhe Jeanine Brunet. Do të shënojë jetën tonë. Ne jetojmë një epokë të re, “ shkruan braziliani.
Pagëzimi personifikon pastrimin nga mëkati si edhe “vdekja” e njeriut të vjetër dhe “rilindja” e njeriut të ri.

KOHA JONË SONDAZH

