Rivalët gati t’i bëjnë “puçin” Juves në merkato, ja plani djallëzor

Mauro Icardi po mbahet peng i merkato së sulmuesve në Itali, pasi është jashtë laneve të trajnerit Conte. Sulmuesi argjentinas ka kërkuar disa ditë kohë për të vendosur, sepse shpreson te një ofertë e re nga kampionët e Italisë.

 

Çështja është delikate, me drejtuesit e Juventusit që nuk duken të predispozuar të rrisin ofertën edhe sepse nuk arritën të shisnin Paulo Dybala. Nga kjo situatë mendon të përfitojë Roma, për shkëmbimin Icardi-Dzeko, me verdhekuqtë që kanë një plan të qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse lëvizja realizohet, Roma planifikon ta shesë Icardin pas një sezoni te Juventusi. Pikërisht këtë synon të frenojë Interi, që në rast të shkëmbimit me Dzekon, do të vendosë në marrëveshje një klauzolë e cila nuk lejon transferimin e Mauro Icardi te Juventusi nëpërmjet Romës. Ndërkohë që ka edhe një plan për kalimin e Dzekos te Interi, Milik te Roma dhe Icardit te Napoli, por mbetet të shihet se sa do të realizohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?