FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roberto Carlos përsërit goditjen magjike të 22 viteve më parë (VIDEO)

Roberto Carlos njihet si një nga futbollistët më goditjen më të fortë në historinë e futbollit, por edhe për efektet speciale që ai krijon. Edhe pse kanë kaluar 22 vite, braziliani nuk e ka harruar ekzekutimin e goditjes së dënimit më të famshme në botë, e cila u kthye në objekt studimi shkencor.

 

Në një ndeshje kundër Francës, në një turne miqësor të zhvilluar në vitin 1997, bota u mahnit nga trajektorja e paimagjinueshme e topit të goditur nga mbrojtësi brazilian. Tani në moshën 46-vjeçare, ai përsëriti magjinë e vitit 1997 dhe videon e publikoi në adresën e tij zyrtare në Instagram. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?