Roger Federer largohet përfundimisht nga tenisi: Ky ishte turneu i fundit
Legjenda e tenisit, Roger Federer, kampioni zviceran që në këtë sport ka fituar gjithçka falë talentit të tij mbresëlënës, ka vendosur të tërhiqet përfundimisht.
41-vjeçari i lindur në Bazel deklaroi vetë se do të tërhiqet nga sporti, pas turneut “Laver Cup” që do të luhet muajin e ardhshëm në Londër.
“Mesazhi i trupit tim së fundmi ka qenë i qartë. Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje në 24 vite. Tani duhet të pranoj se është koha ta mbyll karrierën time. Por i them tenisit, të dua dhe nuk do të të lë kurrë”.
Kohët e fundit, mosha dhe dëmtimet e shumta e kanë bërë të pamundur për kampionin të stërvitej siç duhet për të fituar ndaj rivalëve, ndaj dhe ai ka vendosur që të largohet përfundimisht.
To my tennis family and beyond,
With Love,
Roger pic.twitter.com/1UISwK1NIN— Roger Federer (@rogerfederer) September 15, 2022
KOHA JONË SONDAZH

