FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma arrin akordin final me Foncescën, prezantohet të hënën

Paulo Fonseca do të jetë trajneri i ri i Romës. Strategu portugez ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Shakthar Donetsk për t’u larguar nga Ukraina.

 

Portugezi për t’u liruar nga ukrainasit pranoi një rrogë më të ulët nga verdhekuqtë në mënyrë që Roma t’i jepte një çek të bardhë prej 2 milionë eurosh që të paguante klauzolën e largimit nga Shakthari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fonseca do të udhëtojë drejt kryeqytetit italian të mërkurën për të hedhur firmën në kontratën 3-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon dhe për t’u prezantuar si pasuesi i Claudio Ranierit në stolin e skuadrës verdhekuqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?