Roma fiton me lehtësi ndaj Sampdorias, Lazio ruan vendin e dytë në Seria A (VIDEO)
Roma ka arritur një fitore 3-0 ndaj Sampdorias në “Olimpico”, duke marrë tre pikë të arta që e ngjisin në vendin e katërt në klasifikim në kuotën e 50 pikëve.
Një goditje me kokë e Wijnaldum zhbllokon sfidën, Dybala shënon nga pika e bardhë në fund të takimit, ndërsa në kohën shtesë shënon edhe El Shaaraëy, që vulos këtë fitore 3-0 të skuadrës së Mourinhos.
Lazio konfirmon formën e mirë që po kalon dhe merr një fitore të çmuar në transfertë, duke mposhtur 2-0 Monzan. Bardhekaltërit konfirmohen në vendin e dytë në Serie A dhe çojnë në 5 pikë diferencën me Interin në renditje.
Pedro zhbllokon sfidën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Milinkovic shënon direkt nga një goditje dënimi duke i dhënë suksesin e radhës Lazios.
KOHA JONË SONDAZH

