Roma fiton super sfidën ndaj Juventusit, vendos super goli i Mancinit (VIDEO)

Supersfida e kësaj fundjave në Seria A, ka përfunduar në favor të Romës, që ka arritur të marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Juventusit, duke shtuar shanset për të zënë një vend në zonën Champions.

Skuadra verdhekuqe administroi më së miri një ndeshje, e cila në fakt për pjesën më të madhe do të dominohej nga bardhezinjtë. Rabiot u afrua më shumë me golin, teksa tentativa e tij do të ndalej nga shtylla.

Në fillimin e pjesës së dytë, Gianluca Mancini lëshon një të djathtë të fortë nga distanca, që do të shkonte në cepin e portës, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus kërkoi të reagonte, por në dy raste tentativat e Cuadrados dhe Di Marias do të stampoheshin në shtyllë. Roma pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, ndërkohë që Juventus renditet e 7-ta me 35 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?