FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma hidhet në sulm për Elseid Hysaj, pasi humbi Zappacosta-n

Roma ka zgjedhur Elseid Hysajn për të zëvendësuar të dëmtuarin Zapacosta. Sipas “Sky Sport”, këputja e ligamentit të gjurit të mbrojtësit të djathtë i detyron drejtuesit verdhekuq të hyjnë në merkato, por të afruar në skuadër një alternativë të besueshme.

 

Javët e e ardhshme mund të rihapen bisedimet mes dy klubeve për kartonin e Elseid Hysajt. Në verë kontaktet u bllokuan nga drejtori sportiv i Romës, Petrachi, për shkak të kërkesave të larta ekonomike të presidentit De Laurentiis (huazim me blerje të detyruar nga Roma për 20 milionë euro).

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në vitin 2021 ndaj dhe një marrëveshje e mundshme do t’i kënaqte të gjitha palët. Napoli do të çlirohej nga një futbollist që nuk ka asnjë dëshirë për të rinovuar kontratën, ndërsa shkodrani do të nistë një përvojë të re por në nivele të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

De Laurentiis vazhdon të kërkojë 15-20 milionë euro për Hysajn dhe pavarësisht shifrave të larta, Roma do ta tentojë blerjen e shqiptarit, që vlerësohet shumë nga trajneri Fonseca.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?