Roma i falet një goli të Dybala-s ndaj Torinos, ngjitet në vendin e tretë (VIDEO)
Roma ka arritur një tjetër fitore në transfertën ndaj Torinos, në duelin e vlefshëm për javën e 29-të të Serisë A. Verdhekuqtë e zhbllokuan që në minutën e tetë ndeshjen falë ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi nga Paulo Dybala.
Gjyqtari nuk hezitoi të bënte e shenjë nga pika e bardhë pasi Perr Schuurs ndërpreu me dorë një tentativë të Zaleëskit. Verdhekuqtë më pas administrojnë rezultatin, duke vuajtur pak përballë vendasve që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Roma tashmë mban vendin e tretë me 53 pikë, 1 më shumë se Milani.
KOHA JONË SONDAZH

