Roma kërkon një shqiptar për të forcuar mbrojtjen
Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, pas largimit të Manolas te Napoli. Kryeqytetasit duket se nuk do të mjaftohen me Mancinin, teksa janë në tratativa me disa futbollistë të njohur. Së fundmi ka dalë në skenë futbollisti me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Ky i fundit ka edhe dy vite kontratë me “topçinjtë”, por nuk shikohet si titullar nga Emery dhe mund të largohet në rast të një oferte të mirë. Verdhekuqtë janë gati ta marrin futbollistin në huazim, me te drejtën e blerjes për 20-25 milionë euro verën e ardhshme, ndërsa edhe paga e Mustafit është e përballueshme, rreth 3 milionë euro.
Petrachi e pëlqen futbollistin e kombëtares gjermane, edhe për faktin që ka luajtur në Serinë A me Sampdorian dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian, por tashmë duhet që të arrihet marrëveshja me Arsenalin.
KOHA JONË SONDAZH

