Roma ndalet nga Verona, Dzeko dhe Kumbulla e shohin sfidën nga stoli
Roma nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në javën e parë në Seria A ndaj Veronës. Në Bentegodi verdhekuqtë zhvilluan një ndeshje shumë të dobët, teksa ndihej mungesa e Edin Dzekos në majën e sulmit.
Sulmuesi boshnjak e ndoqi ndeshjen nga stoli, teksa është në pritje të transferimit te Juventusi. Emocionet më të mëdha ndeshja i rezervoi në fund, teksa Dimarco dhe Spinazzola me dy goditje spektakolare goditën traversat në portat kundërshtare.
Marash Kumbulla nuk u hodh në fushë për asnjë minutë nga Roma në këtë ndeshje, teksa debutimi mund të bëhet ndaj Juventusit javën e ardhshme. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

