FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma ndalet në transfertë nga Bolonja, Xheko sërish shpëtimtar (VIDEO)

Roma bën një tjetër hap fals në kampionat. Verdhekuqtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Bolonjës.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 18-të me anë të Pulgar. Mesfushori lëshoi një goditje të fortë nga distanca, e cila nuk mundi që të ndalej nga portieri Alison. Roma reagoi menjëherë pas golit duke krijuar mundësi të shumta për shënim. Di Françesko hodhi në fushë edhe Xhekon, i cili ishte lënë pushim për sfidën me Barcelonën në Champions.

Në minutën e 76-të, sulmuesi boshnjak ja shpërbleu menjëherë duke shënuar golin e barazimit me një goditje të kokë, pas një aksioni të Perotit në krahun e majtë. Roma ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vendin e tretë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?