Roma nis përsëri bisedimet me lojtarin që ia ‘vodhi’ vjet Barcelona
Roma ka habitur, duke nisur bisedimet për sulmuesin e Barcelonës, Malcom, një vit pasi klubi spanjoll ia rrëmbeu nga dora brazilianin në çastet e fundit të merkatos verore.
Malcom ishte gati t’i bashkohej Romës, saqë kishte shkuar në aeroport për të fluturuar drejt kryeqytetit italian për finalizimin e marrëveshjes verën e kaluar.
Por, Barça kishte ndërhyrë duke bërë ofertë për 22-vjeçarin më pak se një orë pa u mbyllur afati kalimtar i verës.
Lojtari ishte bindur dhe u transferua në “Camp Nou”.
“Corriere dello Sport” pohon se drejtori i tanishëm i Romës, Gianluca Petrachi, ka dhënë dritën e jeshile për zhvillimin e bisedimeve me agjentin e lojtarit, Luis Menezes, për huazimin e Malcomit me opsion për ta blerë.
Malcom nuk i përmbushi pritshmëritë te Barcelona, duke shënuar vetëm katër gola në 22 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

