FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronado: Nuk besoj se Cristiano do të shkojë te Juvja!

Transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventusi ka bërë xhiron e botës në dy ditët e fundit, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i lëvizjes. Një ndër personazhet që ka folur për këtë lëvizje ka qenë edhe “fenomeni” Ronaldo.

“Nuk e di nëse Cristiano do të shkojë apo jo te Juventus, por ajo që unë mendoj është se në fund të fundit do të qëndrojë te Real. Nuk kam folur me të, por mendoj se nuk do të kishte probleme të ishte i suksesshëm në Serie A.

Faktikisht në Itali do të ketë më pak hapësira sesa ka pasur në Spanjë ose Itali, por cilësitë që zotëron e bëjnë të jetë i suksesshëm kudo. Unë mendoj se ai do të qëndrojë te Real, por kam bindjen se Cristiano do të jetë Cristiano pavarësisht nga vendi apo skuadra ku do të luajë

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?