Ronaldo apo Salah? Zidane nuk ka asnjë dyshim se kush është më i miri

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane doli në konferencë për shtyp në prag të finales së madhe të Champions League ndaj Liverpulit (të shtunën, në orën 20:45). Njëri prej gazetarëve e pyeti francezin nëse do ta ndërronte kokë për kokë portugezin me egjiptianin. Zidane u përgjigj: “Jo, mbaj fort Kristianon dhe flas vetëm për lojtarët e mi”.

Më tej, Zidane theksoi se CR7 është futbollisti më i mirë në botë.

“Jam i lumtur që e kam Kristianon në ekipin tim sepse është më i miri, e tregon këtë gjë çdo vit”, theksoi Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet nëse Liverpuli është më i uritur për këtë trofe sesa Reali, që e ka fituar në dy vitet e fundit, Zidane e mohoi kategorikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e di sa uri ka kundërshtari, por di të them se ne kemi dëshirë për ta fituar këtë trofe si gjithmonë. Në këtë klub kështu është përherë. Nuk mund të thotë njeri që jemi më pak të uritur sesa të tjerët. Jemi Reali dhe gjithmonë duam tituj”, u shpreh trajneri i madrilenëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?