Ronaldo bën “mundje” në Arabinë Saudite, por gjyqtari nuk e ndëshkon me karton të kuq (VIDEO)
Cristiano Ronaldo kthehet në protagonist, por këtë herë jo për mirë. Skuadra e tij Al Nassr do të pësonte një humbje 2-0 në derbin kundër Al-Hilal. Sulmuesi portugez në minutën e 56-të bëri një faull disi të tepruar ndaj Gustavo Cuellar, duke e plasur në tokë, e ngjashme me stil mundje.
Ronaldo ishte shumë nervoz. Ai shënoi në minutën e 77-të, por goli u anulua për një pozicion milimetrik jashtë loje. Në fund tifozët e Al-Hilal filluan të thërrisnin në kor emrin e Lionel Messit, për ta ironizuar portugezin.

KOHA JONË SONDAZH

