Ronaldo dhe Messi si kurrë më parë: Një ditë do të darkojmë së bashku!

Të buzëqeshur dhe të relaksuar si kurrë më parë. Në Montecarlo, në shorin e Champions League, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos kanë lëshuar vetëm fjalë të “ëmbla” për njëri-tjetrin. “Të mungon? Po, kemi pasur një rivalitet të bukur, tani jemi pak larg”, deklaroi argjentinas.

Përgjigja e portugezit nuk vonon aspak: “Kemi ndarë për 15 vite këtë skenë së bashku. Jemi dy djem që kemi ndarë këtë skenë për 15 vite dhe është e vështirë.

Nuk kemi ngrënë darke akoma, por mbase në të ardhmen do e bëjmë. Më mungon Spanja që të rivalizoj me Leon. Tërheqja nga futbolli? Messi është dy vite më i vogël se unë dhe unë jam mirë për moshën time, shpresoj të jem këtu dhe për 2-3 vite me radhë. Ata që më kanë inat do më shohin këtu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?