Ronaldo dhe Neymar te Newcastle? Trajneri Howe jep këtë përgjigje për gazetarët

Cristiano Ronaldo dhe Neymar shpesh herë janë përfolur për transferime të mundshme te skuadra e Newcastle, që është pranë kualifikimit për në Champions League në sezonin e ardhshëm. Me kalimin e ditëve zërat për afrimin e njërit prej tyre janë rritur ndjeshëm, por trajneri Eddie Howe për momentin ka vendosur që t’i shuajë.

“Spekulime të caktuara kanë ekzistuar që nga dita e parë kur unë mora drejtimin e ekipit. Të gjithë menduan se do të vinin më të mirët në botë, por ne nuk mund të bëjmë disa llojë blerjesh. Nuk mundemi. Të peshkosh një emër apo dhe të blejmë çdo futbollist që duam. Duhet të jemi të saktë në zgjedhjet tona …

Ronaldo dhe Neymar janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por nuk kemi kohë për të humbur me spekulime. E di se çfarë drejtimi duhet të marrë ekipi, apo se çfarë duhet të bëjmë në merkato. Dalin shumë emra që nuk janë real, por e kuptoj dhe punën që bëjnë disa njerëz. Ne duam të zbulojmë lojtarë dhe t’i afirmojmë në skenën botërore”, deklaroi strategu i Newcastle. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?