FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo drejt Juventusit, po kërkon shtëpi prej dy javësh në Torino

“Cristiano Ronaldo po mendon për aventurën në Itali dhe është duke kërkuar shtëpi në Torino”. Lajmi i bujshëm nga mediat iberike, është konfirmuar edhe në Itali.

Futbollisti portugez i ka kaluar dy javët e fundit duke parë mundësitë për të vendosur akomodimin e tij në Torino. Pra, po kërkon shtëpi atje. Nuk është një qytet aq i ngrohtë, sa Madridi. Dimri është i vështirë në shpatet e Alpeve. Moti nuk do të jetë aq dashamirës me të, si në Spanjë. Ronaldo e di këtë. Ai, gjithashtu, beson se do të jetë e vështirë për të gjetur një vendbanim si ai që ka në një urbanizim luksoz në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Pas disa sezoneve shumë të mira në Premier League dhe në La Liga, ai është gati për të nisur një aventurë të re në Itali, në një kampionat që ka humbur shumë prestigjin në vitet e fundit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?