Ronaldo e thotë hapur: Ky është trajner më i keq që kam pasur në karrierë!

Braziliani Ronaldo ka pasur një karrierë të mbushur me suksese, por edhe ai në karrierën e tij ka pasur momente të vështira. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për mikrofonin e “SporTV” ka sulmuar trajnerin e Egjiptit, Hector Cuper duke e cilësuar si teknikun më të keq që ka pasur ndonjëherë në karrierën e tij.

“Historia ime në Inter përfundoi keq për shkak të tij. Ai vazhdoi të stërviti ata megjithëse, ndoshta ai ka agjentin më të mirë në botë. Unë u shërova dhe kam dashur të luaj, por marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë. Unë shkova t’i kërkoj Presidentit Massimo Moratti të zgjedhë midis meje dhe atij. Në fund unë shkova për të luajtur për një ekip të mrekullueshëm si Real Madrid, por mund të them se Cuper ishte trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”, u shpreh braziliani Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?