Ronaldo kërkon te Al Nassr edhe trajnerin Zinedine Zidane
Nuk është vetëm Jose Mourinho një nga objektivat e skuadrës së Al Nassr, klub ku luan dhe Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që raporton CBC Sport, një nga objektivat e mundshëm është strategu francez, Zinedine Zidane.
CR7 më parë është stërvitur nga Zidane, ndaj dhe një ribashkim i mundshëm mund të jetë mëse i mundshëm. Francezi gjithsesi ka qenë shumë selektiv për të ardhmen e tij.
Nëse nuk shkon as ai dhe as Mourinho, atëherë një opsion i mundshëm është Jorge Mendes, i cili ka kontratë me Fenerbahce deri në fundin e këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

