Ronaldo: Me De Jong dhe Griezmann, Barcelona është përforcuar shumë

Cristiano Ronaldo ditën e djeshme u nderua me çmimin prestigjioz “Marca Legend” për karrierën e tij të suksesshme si futbollist profesionist.

Çmimi iu dha nga drejtori i të përditshmes spanjolle, Juan Ignacio Gallardo, ndërsa ceremonia u zhvillua në teatrin ‘Reina Victoria’ në Madrid, ku mori pjesë edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Ylli portugez më pas foli pothuajse për gjithçka, madje edhe kur u pyet për ish-rivalët e tij Barcelonën, ai dha një përgjigje interesante.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si çdo vit e shoh përsëri shumë të fortë Barcelonën. Janë përforcuar shumë me De Jong, Griezmann, si vitin e kaluar me Coutinho, Dembele”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata janë gjithmonë një nga skuadrat më të mira në botë. Njësoj si Real Madridi, që janë përforcuar me Hazard, Jovic, Mendy. Jam i vetëdijshëm për Realin sepse kam lënë një trashëgimi këtu, kam lënë miq, është klubi me të cilin kam fituar më shumë gjëra dhe jam i sigurt njëqind për qind që do të bëjnë një sezon të shkëlqyeshëm”, përfundoi 34-vjeçari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?