FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo mesazh për tifozët: Besojmë te përmbysja, por na duhet edhe … (VIDEO)

Cristiano Ronado ka folur në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Atletico Madrid. Sulmuesi portugez ka shprehur besimin për një përmbysjen e rezultatit ndërkohë që dha dhe një mesazh për tifozët.

“Jemi mirë, kemi besim dhe të martën duhet të përjetojmë një natë speciale. Atletico është një skuadër e fortë, që mbron mirë dhe luajnë me kundërsulme. Është një ndeshje Champions-i, luajmë përballë tifozëve tanë dhe do të bëjmë gjithçka për të shkuar në çerekfinale.”

Kështu është futbolli, nuk e prisnim të humbnim 2-0 atje, por ky është Champions-i dhe mund të ndodhë gjithçka. Tani duhet të japim një përgjigje në shtëpinë tonë. Detajet do të bëjnë diferencën, Juventus mund të bëjë ndeshjen perfekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam sekrete, është pasioni dhe dedikimi për këtë sport. Dashuroj të luaj futboll, jam argëtuar në Portugali, në Angli, në Spanjë dhe tani edhe në Itali. Është kënaqësi për mua të fitoj trofe dhe të shënoj për të ndihmuar skuadrën time.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua t’u them edhe diçka tifozëve: Të partën mendoni pozitivisht, besoni, ëhtë e mundur, por kemi nevojë për mbështetjen tuaj për të aardhur në stadium. Duhet të jemi të gjirhë se bashku. Ne do të provojmë që të bëjmë punën tonë, të provojmë që të shënojmë, por pë të fituar ndeshjen do të kemi nevojë dhe për mbështetjen tuaj”, ka thënë Ronaldo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?