Ronaldo nuk ka dyshime: Jam më i miri i historisë së futbollit!
“Jam i sigurt që jam në historinë e futbollit për atë që kam dhënë dhe vijoj të jap, duke qenë një ndër më të mirët e historisë. Ndihem numri një, edhe pse e di që për dikë mund të jem numri një, për të tjerët dyshi, kjo nuk më intereson”. Kështu është shprehur Cristiano Ronaldo në rrëfimin e gjatë që ka dhënë për ITV, pjesëza të së cilës ju kemi sjellë gjatë ditës së sotme.
CR7 ka folur edhe për raportin që ka me Leo Messin dhe rivalitetin e përjetshëm me të: Është një njeri dhe futbollist fantastik. Nuk jemi miq, por kemi rivalizuar njëri-tjetrin për 15 vite. Kemi një raporton shumë të mirë. Më ka shtyrë që të bëhem një futbollist më i mirë, ashtu siç edhe unë e kam shtyrë të bëhet një lojtar më i mirë. Rivali më i vështirë? Po, e pranoj, ka qenë kundërshtari më i vështirë që kam pasur në karrierë”.
34 vjeç dhe vijon të thyejë rekorde të tjera: “Nuk i ndjek rekordet, janë ata që më ndjekn mua. Jam i fiksuar pas fitoreve dhe nuk mendoj se është diçka e gabuar. Më motivon. Nëse nuk je i motivuar, më mirë të ndalesh”.
Portugezi ka një ëndërr në sirtar, të fitojë për të 6-ën herë Topin e Artë. “Më pëlqen ta fitoj, besoj se e meritoj. Ka një diferencë në lidhje me sukseset e mia. Shpresoj që ta fitoj të 6-in, 7-in, 8-in”, u shpreh Cristiano Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

