Ronaldo sfidon Messin dhe Van Dijk për futbollistin më të mirë të vitit
Cristiano Ronaldo fituesi i Ligës së Kombeve UEFA me Portugalinë, golashënuesi më i mirë i fazës finale, dhe fituesi i Superkupës së Italisë me Juventusin, do të sfidojë Lionel Messin (golashënuesi më i mirë në Europë, Këpucët e Artë dhe fitues i kampionat) dhe Virgil van Dijk (fituesi i Ligës së Kampionëve me Liverpoolin dhe i Superkupës së Europës).
Të tre janë kandidatë për të fituar çmimin e UEFA “Football Player of the Year” (futbollisti më i mirë i vitit) për sezonin 2018/19. Fituesi do të shpallet më 29 gusht në Montecarlo, me rastin e hedhjes së shortit të fazës së grupeve në Champions League. Vitin e kaluar çmimi iu dha mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.
Të tre finalistët u zgjodhën nga një juri prej 80 trajnerësh të formuar nga teknikë të klubeve që morën pjesë në fazën grupove të sezonit 2018/19 të Champions League (32) dhe Europa League (48), dhe nga 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi Evropian Sport Media (ESM) që përfaqëson secilën federatë të UEFA-s. Anëtarët e jurisë zgjodhën tre lojtarë, duke caktuar pesë pikë në atë të preferuarin, tre për të dytin dhe një të tretin. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

