Ronaldo gjen golin e tretë, por Napoli shënon dy gola të shpejtë (VIDEO)
Napoli po befason Juventusin, duke arritur që të shënojë dy gola të shpejt, për të shkurtuar diferencën në 3-2.
Bardhezinjtë kanë shënuar edhe golin e tretë në minutën e 61-të. Pas një aksioni të gjatë, Douglas Costa shërben në zonë për Cristiano Ronaldon, i cili me një goditje të lehtë me të majtën e dërgon topin në cepin e portës. Ky është goli i parë për portugezin në këtë sezon të ri në Seria A.
Napoli reagon menjëherë duke gjetur golin e flamurit me Manolas, i cili shënon me një goditje me kokë. Ndërkohë që dy minuta më pas Lozano befasoi skuadrën torineze duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetë.
KOHA JONË SONDAZH

