Ronaldo shpëton Juventusin me dopietë nga humbja ndaj Romës (VIDEO)

Juventusi i Pirlos bën ndalesën e parë që në javën e dytë në Seria A kundër Romës. Në “Olimpico” kampionët e Italisë nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2, edhe pse për gati një pjesë lojë luajtën me një futbollist më pak.

Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Romën që arriti të kalonte e para në avantazh. Rabiot shkaktoi penallti në minutën e 31-të pas një prekje të topit me dorë. Nga pika e bardhë Jordan Veretout tregohet i saktë, duke arritur që të mposhtë portierin Wojciech Szczęsny, i cili e prek topin, por pa mundur ta ndalë.

Juventus reagon menjëherë, teksa në fundin e fraksionit të parë fiton një penallti me Ronaldon që do të kthehej po vetë në gol nga portugezi. Pjesa e parë solli të tjera emocione, teksa pas një kundërsulmi të shpejt Veretout dërgoi për herë të dytë topi në rrjetë pas një pasimi fantastik të Mkhitaryan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë Pirlo bën një lëvizje të gabuar duke nxjerrë nga fusha McKennie dhe duke mbajtur Rabiot, por francezi do të merrte shumë shpejt kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 futbollistë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 69-të, Juventus arrin që të shënojë sërish me Ronaldon. CR7 kërcen mjaft mirë në ajër duke e dërguar “sferën” në kuadrat. Në minutat e mbetura Roma është më kërkuese, ndërkohë që bardhezinjtë më shumë u mbrojtën nga pësimi i një goli. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?