FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rooney rikthehet sërish në Angli, si futbollist dhe trajner

Wayne Rooney ka vendosur që të rikthehet sërish në Angli pas një sezon në Amerikë, por këtë herë në Championship. Mediat britanike po projekton një rikthim befasues në futbollin anglez si një lojtar-trajner i Derby County-t. Ish-sulmuesi i Manchester United u shfaq i buzëqeshur në fotot që realizoi me bashkudhëtarët, ndërsa priste bagazhet në aeroportin Heathrow të Londrës.

 

Sulmuesit anglez i kanë mbetur edhe 13 muaj kontratë nga marrëveshja 3-vjeçare me DC United në Major League Soccer, por ai fluturoi për në Angli të hënën natën dhe pritet të përfundojë transferim në “Pride Park” këtë të martë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rooney është përshtatur mjaft mirë me jetën në SHBA, por ka planifikuar prej shumë muajsh hapin tjetër në karrierën e tij, për t’iu dedikuar trajningut. Sulmuesi anglez mund ta anulojë brenda kësaj vere kontratën me Dc United, për të nisur përvojën e re si lojtar-trajner.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?